You are here
Home > Futboll Bota > Njeriu që do të merrte vendin e Altin Lalës, Ramadani tani po negocion me ekipin e Liverpulit

Njeriu që do të merrte vendin e Altin Lalës, Ramadani tani po negocion me ekipin e Liverpulit

Fali Ramadani është shqiptari më i përmendur gjatë kësaj periudhe të merkatos. Njeriu në fjalë ishte kryesori që solli transferimin e Luka Joviç te Reali i Madridit, për të vazhduar edhe me lehtësirat e Sarrit që të nënshkruante marrëveshjen për të marrë drejtimin e Juventusit.

Jehona nuk ndalet këtu, pasi jemi ende në fillimin e lëvizjeve të bujshme. Mediat sportive në Europë raportojnë së fundmi, se Ramadani po negocion me Liverpulin, për transferimin e Kulibali. Mbrojtësi i Napolit mund të shitet për shifrën e 110 milionë paundëve, prandaj një ofertë e tillë nuk mund të refuzohet nga italianët.

Padyshim Ramadani do të mbetet si njeriu më i dëgjuar gjatë këtyre kohëve në Europë, ndërsa pikërisht për këtë arsye, Benfika e zgjodhi për të tentuar Milot Rashicën, duke anashkaluar edhe vetë menaxherin Altin Lala. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top