You are here
Home > Bundesliga > Imazhi i “PUMA” dhe talenti i madh që po spikat te Augsburgu, njihuni me Dion Berishën

Imazhi i “PUMA” dhe talenti i madh që po spikat te Augsburgu, njihuni me Dion Berishën

Dion Berisha është një tjetër talent shqiptar që po formohet nga shkolla gjermane e futbollit. Mesfushori 16-vjeçar është duke shkëlqyer me U-17 e Augsburgut, duke arritur të shënojë edhe 6 gola në 25 ndeshjet e luajtura.

Gjithmonë si një titullar i padiskutueshëm, ndërsa me kalimin e kohëve, pritet të vijnë ngjitjet e shkallëve deri në ekipin A. Duke parë potencialin e jashtëzakonshëm që mbart ky lojtar, “PUMA” ka vendosur që të lidh një marrëveshje bashkëpunimi me Berishën. Gjithashtu ky futbollist është pjesë e U-17 së Kosovës, duke lënë edhe me fanellën e dardanasve një përshtypje pozitive. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top