You are here
Home > Kombëtarja > Menaxheri i Kosovës e di rregullin përjashtues për Seferin, por e nxjerr bllof Loret Sadiku

Menaxheri i Kosovës e di rregullin përjashtues për Seferin, por e nxjerr bllof Loret Sadiku

Menaxheri i Kosovës, Bajram Shala, ka folur rreth intervistës ekskluzive së babait të Taulant Seferit për “Shqiperia.ch”. Ky i fundit u shpreh se e priste me padurim ftesën e Kombëtares, por ndërkohë interes kishin shfaqur edhe dardanët.

Shala ka hedhur gjithçka poshtë për “Gazeta Olle”, duke u shprehur se nuk lejohet një gjë e tillë pasi lojtari e ka ndërruar njëherë zgjedhjen e tij nga Maqedonia te Shqipëria, por edhe se respektohen disa kufijë, pasi Seferi është pjesë e kuqezinjve. Sigurisht që kujtesa jonë është më afatgjate, pasi një gjë e tillë u tentua me Loret Sadikun deri në fund për ta marrë te Kosova, ndërkohë që ishte pjesë e Suedisë dhe e ndërroi zgjedhjen për Shqipërinë, por për Shalën mbetet një rast i lënë në harresë.

“Jo, Kosova nuk e kemi kontaktuar asnjiherë Taulant Seferin për të qenë pjesë e Kombëtarës A, pasi që ai është pjesë e Shqipërisë dhe ne e respektojmë këtë zgjedhje të tij. Nuk e dij kah kanë dalur këto fjalë, por nëse janë vetëm sa për presion ndaj Shqipërisë, atëherë mendoj se ka ardhur koha që presione të tilla të ndalën qoftë ndaj Kosovës, qoftë ndaj Shqipërisë dhe futbollistët duhet të mësohen të presin momentin e tyre për të cilën do Kombëtare.
Përtej kësaj, ai e ka shfrytëzuar një here të drejtën e ndrrimit të ekipit Kombëtar, kur ka vendosur të lë Maqedoninë për Shqipërin dhe juridikisht nuk mundet të luaj për një kombëtare të tretë më”, ka thënë Shala. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top