Bernard Berisha është kthyer në lojtar protagonist te Akhmat Gronzi, duke arritur të shënoj dy gola. Në miqësoren e fituar ndaj skuadrës hungareze MOL Vidi në rezultatin 2-1, do të ishte sulmuesi shqiptar që do të realizonte dopietën.
Njëra prej tyre do të vinte nga pika e bardhë e penalltisë. Padyshim që kur luante te Skënderbeu, Berisha shihej si një lojtar që vinte nga një planet tjetër, duke qënë i papërmbajtshëm në krahë. Megjithatë ambientimi dhe eksperienca në Rusi nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Menjëherë pas miqësores së fituar, Akhmati e ka festuar me një barbekju për skuadrën. /Shqiperia.ch/
Live 📲 После победы – барбекю на веранде отеля 🥩🔥🔥🔥 pic.twitter.com/i35JUJANrg
— FC Akhmat Grozny (@akhmatgrozny) June 22, 2019