You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Arbitri Nuza dhe e pazakonta me Rashicën, e kanë parë sa 6-fishi i banorëve në Shqipërinë zyrtare

Arbitri Nuza dhe e pazakonta me Rashicën, e kanë parë sa 6-fishi i banorëve në Shqipërinë zyrtare

Në ndeshjen e yjeve në Kosovë, ku u përballën dy ekipe të cilat nga njëra anë përfaqësoheshin nga Granit Xhaka e në tjetrën nga Milot Rashica, ndodhi edhe një episod i pazakontë. Arbitri Genc Nuza ka thirrur yllin e Verderit dhe Muharem Sahitin, pas një përplasje të vogël në fushën e lojës.

Kur të gjithë prisnin që nga dora e Nuzës të dilte kartoni, faktikisht doli një pecetë e cila do të fshinte djersët e tij. E gjitha kjo ka shkaktuar të qeshura në stadium dhe është duartrokitur edhe nga vetë protagonistët. Ndërkohë nga ana tjetër shumë media të njohura europiane e kanë shpërndarë gjerësisht këtë episod.

Mes tyre edhe “433”, një faqe e mirënjohur sportive dhe që ndiqet nga shumë sportdashës. Kjo video ka kapur një rekord sa i përket shikimeve, pasi është parë nga 18 milionë njerëz në gjithë botën, ose e thënë ndryshe, sa 6-fishi i banorëve në Shqipërinë zyrtare. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top