Anderlehti është duke ndërtuar projektin e ri për sezonin e ardhshëm, ndërsa ka pasur luhatje të jashtëzakonshme në vitet e fundit, duke humbur shumë nga ndikimi i saj në futbollin belg. Trajneri është padyshim një revolucion i ri, ndërsa iu besua Vincent Kompanisë puna e dyfishtë lojtar-trajner.
Ky i fundit është duke ndërtuar planin për skuadrën që kërkon, ndërsa sipas “Nieuwsblad”, dy janë emrat që i kërkon me ngulm. Fillimisht mesfushori qendror i Uellsit, Mateu Smith që është vetëm 19-vjeç. Por ky lojtar është pjesë e Manchester City dhe nuk dihet sesi do të shkojnë tratativat.
Kur flitet për sulmin, 17 golat e Vedat Muriqit në Turqi e kanë bindur me kohë Kompaninë për ta marrë te Anderlehti. Problemi i vetëm në këtë rast, është ekzagjerimi i Rizesporit me vlerësimin e kartonit. Fillimisht ishte thënë që Muriqi kushtonte 2 milionë euro, por duke parë interesimin e madh, vlera shkoj menjëherë në 10 milionë euro.
Anderlehti është duke vuajtur disi në aspektin financiar dhe nuk mund të shpenzoj pafundësisht para. Prandaj në këtë drejtim, drejtuesit belg po presin edhe shitjet e disa prej lojtarëve nga ekipet e tjera si Tilemans, Praet apo edhe Romelu Lukaku, mbi të cilët zotërojnë fitime në vlerën e kartonit, pasi kanë qënë pjesë e Anderlehtit. Sigurisht që këta lojtarë shiten për vlera të jashtëzakonshme dhe një grumbullim i mirë i të ardhurave do të vinte edhe prej tyre. /Shqiperia.ch/