You are here
Home > Bundesliga > Loja “e pisët” e Benfikës për të marrë Rashicën, la jashtë Altin Lalën dhe kërkoi Fali Ramadanin

Loja “e pisët” e Benfikës për të marrë Rashicën, la jashtë Altin Lalën dhe kërkoi Fali Ramadanin

Milot Rashica ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm me ekipin e Verder Bremenit në Bundesligë, duke i shënuar të gjithë gjigandëve gjermanë. Normalisht që interesimi ka qënë i madh nga ekipet e ndryshme europiane, ndërsa së fundmi Benfika erdhi me një ofertë dhe plan konkret.

Thelbi i idesë ishin 18 milionë euro të skuadrës portugeze që u refuzuan menjëherë nga Verderi, por mënyra sesi u tentua marrja e këtij sulmuesi, ishte një “lojë e pisët” e portugezëve. Duke parë se Altin Lala e kishte përsëritur në disa raste si menaxheri i Milot Rashicës, se klienti i tij nuk do të largohej nga Verderi, Benfika kishte një zgjidhje të tjetër.

Meqë me Lalën nuk mund të negociohej, të paktën në pamje të parë, u kërkua ndihma e Fali Ramadanit. Ky i fundit është një nga shqiptarët më të famshëm në Europë sa i përket pjesës së negocimit, ndërsa vetëm së fundmi arriti të prezantonte talentin Luka Joviç te Real Madridi dhe të zgjidhte problemet e Sarrit te Chelsea për t’iu bashkuar Juventusit, pa paguar shumë dëme në prishjen e kontratës.

Sipas informacioneve që vijnë nga Gjermania, edhe kjo ishte një arsye e mjaftueshme që oferta për Rashicën nga Benfika të mos mendohej dy herë. Kjo pasi në këtë mënyrë menaxheri i futbollistit anashkalohej tërësisht, ndërkohë që duhet të jetë ai personi i parë që të merret me lëvizjen e mundshme të klientit. Sigurisht që portugezët nuk e kanë ditur se Lala ka qënë njeriu që i ka besuar Rashicës që në hapat e parë dhe i ka dhënë një dorë të madhe për ta dërguar në këtë pikë, duke pasur marrëdhënie të shkëlqyer me të. /Klaudio Nreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top