Valon Berisha kaloi me bujë te Lacio, pas një super sezoni të mbyllur te Salzburgu. Me klubin austriak ka zhvilluar ndeshje të jashtëzakonshme, duke marrë vëmendjen e klubit të Serisë A. Por dëmtimet e shpeshta, e kanë penguar tërësisht këtë eksperiencë të re, aqsa konsiderohet edhe si një dështim.
Kjo jo për fajin e mesfushorit, që në aq pak ndeshje me Lacion, e ka treguar më së miri sesa vlen. Tashmë ekipi kryeqytetas e ka gjetur skemën perfekte për ta rikthyer Berishën në nivelin më të lartë. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, lojtari i Kosovës do të rikthehet në huazim te Salzburgu, shtëpinë ku gjeti nivelin më të lartë. Më pas do të rikthehet sërish te Lacio, për të dhënë kontributin dhe të marrë kënaqësinë e mohuar nga dëmtimet. /Shqiperia.ch/