Gjatë ditës së sotme, në Nion të Zvicrës është hedhur edhe shorti për turin e dytë të “Champions League”. Ka ndryshuar tërësisht situata sa i përket Partizanit dhe Shkëndijës, krahasuar me shortin e hedhur për turin e parë.
Nëse ekipi i Tetovës buzëqeshi dje, këtë herë janë kryeqytetasit e demave të kuq që marrin frymë lirisht. Kështu, nëse Shkëndija bën detyrën e lehtë ndaj estonezëve të Nome Kalju, do të ndeshet në turin e dytë me fituesin e çiftit Celtic-Sarajevo. Sipas të gjitha gjasave, një përballje e mundshme vjen me gjigandët skocez.
Ndërsa sa i përket Partizanit, nëse arrin të kaloj Karabakun që është një kundërshtar shumë i fortë, do ta ketë disi më të lehtë përballjen me çiftin fitues të Dundalk-Riga. /Shqiperia.ch/