Në futboll ka shpeshherë përplasje që ndodhin mes lojtarëve e që rrezikojnë seriozisht shëndetin e tyre, megjithëse në pamje të parë duken lehtësisht të kalueshme nga tifozët. Në “Bundesligë” numri i lojtarëve që kanë pësuar tronditje pas një dueli në fushën e lojës ka pësuar rritje rekord, në krahasim me vitet e mëparshme.
Në sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit gjerman, do të gjendet edhe Klaus Gjasula me Paderbornin. Megjithatë luftëtari shqiptar e ka zgjidhjen e tij, pasi gjithmonë mban një helmetë, të ngjashme si Peter Cech. Por sa realisht e ndihmon kjo helmetë këtë lojtar? Një përgjigje më të saktë për mediat gjermane, ka dhënë doktori Ingo Helmich nga Universiteti i Sportit në Koln:
“Mund të themi se lojtarët më helmet në kokë kanë më shumë gjasa që të jenë në rrezik, pasi marrin më shumë tronditje në fushë. Në hulumtimet që janë kryer me çiklistët, tregohet se përdoruesit e këtyre helmetave, duke e lidhur me futbollistët, marrin më shumë tronditje pasi në të njëjtën kohë marrin edhe më shumë rrezik përsipër”, shprehet Helmich. /Shqiperia.ch/