Bersant Celina është gati të rikthehet në “Premier League” në sezonin e ardhshëm. Të paktën kjo është ajo që raportohet në orët e fundit, me yllin e Kosovës që ka marrë interesimin e Brightonit. Kjo skuadër gjendet në elitën e futbollit anglez dhe kërkon shërbimet e lojtarit shqiptar.
Me 42 ndeshjet e zhvilluara me Swansean, Celina arriti që të shënonte 8 gola dhe duke dhënë po të njëjtin numër të asisteve. Një tjetër arsye që e largon këtë futbollist nga ekipi aktual, është edhe largimi i trajnerit Potter.
Për herë të fundit Celina ka qënë në “Premier League”, kur ishte pjesë e Manchester City. Guardiola do e shihte si të tepërt, duke lënë lojtarin me aftësi të mëdha për t’u larguar nga “qytetarët”. /Shqiperia.ch/