Prishtina do të përballet me Rangersin e Eros Grezdës dhe Steven Gerrard nëse arrin të kualifikohet pas përballjes që do të ketë me St Josep. Skuadra e Gjibraltarit duket e thjeshtë në letër për t’u mundur, megjithatë është një provë që duhet të kalohet në fushën e blertë.
Ndërkohë presidenti i kryeqytetasve, Remzi Ejupi, në prononcimin për “Indeksionline” nuk shihet aspak i frikësuar nga ekipi i ardhshëm që mund të ndeshet Prishtina. “Rangers është një skuadër e fortë dhe ka një potencial të madh, por kjo është garë e madhe dhe nuk ka skuadër të dobët e të fortë, duhet të përballesh me atë që të bie në short.
Në futboll është gjithçka e mundur dhe mund të ndodh befasia. Fillimisht do të mundohemi të nxjerrim një rezultat të favorshëm në Prishtinë e më pas atje do të mundohemi të befasojmë. Në futboll është gjithçka e mundur“, ka thënë Ejupi. /Shqiperia.ch/