Pak orë më parë është publikuar lajmi se Milani mund të zhvillojë një ndeshje miqësore në “Fadil Vokrri”. Tashmë gjithçka konfirmohet për “Gazeta Olle”, me Agron Selimin që është iniciatori i kësaj marrëveshje.
Vetëm se ka një ndryshim të vogël të planit, pasi nuk dihet ende saktësisht kundërshtari me të cilin do të përballen kuqezinjtë. Fillimisht u raportua për Ferronikelin, megjithatë në diskutime janë 5 ekipe dhe gjithçka do të konfirmohet në ditët në vijim.
“E vërtetë është që Milan vjen më 10 gusht në Kosovë për të luajtur një lojë miqësore më një ekip të Superligës së Kosovës.
Por, nuk është e sigurt që do të luajë me Feronikelin. Jemi në bisedime me katër klube të Superligës. Në fillim të javës së ardhshme do të përcaktohet ekipi me të cilin do të luajë Milano. Info e cila është shpërndarë se Feronikeli e ka ftuar Milanin nuk është e vërtetë, unë jam organizatori i këtij eventi me një kompani amerikane.
Bëhet fjalë për ekipe si Prishtina, Drita, Flamurtari, Vushtrria edhe Feronikeli”, zbuloi Selmani sa i përket kundërshtarëve të mundshëm të Milanit. /Shqiperia.ch/