Në ditën e sotme është hedhur në “Nyon” të Zvicrës edhe shorti sa i përket “Europa League”. Skuadrat shqiptare kanë mësuar kundërshtarët e tyre, me goglat që nuk janë treguar edhe aq dashamirëse.
Kukësi do të ketë përballë Debrecenin, që ishte njëkohësisht edhe rivali më i vështirë që mund t’i binte në short. Teuta do të luajë ndaj Ventlipsit, ndërsa Laçi gjen përballë Hapoel Beer Shevën, ekipin që pak vite më parë eliminoi dhe turpëroi Interin në “Europa League”.
Një përballje interesante është ajo e Prishtinës, që nëse kalon modestët e St Joseph të Gjibraltarit, atëherë do të ketë përballë Rangersin e Eros Grezdës. /Shqiperia.ch/