Mirlind Daku ishte sulmuesi që i hapi rrugën fitores Kosovës U-21 në përballjen ndaj Turqisë U-21 me rezultatin 3-1. Goli i dytë dhe që do të kalonte në avantazh dardanasit do të vinte pikërisht nga ky futbollist, që në fund shpërtheu në festë.
Në një prononcim sipas asaj që raporton “Emisioni Arena”, Daku shprehet se ishte i penduar për një rast që kishte humbur para golit të shënuar: “Me Turqinë e humba një rast perfekt. Që prej asaj që ndodhi, deri te momenti kur shënova, isha duke qarë pasi nuk e pranoja si e shpërdorova atë rast. Momenti kur shënova golin, ishte shpërthim i madh”, ka thënë Daku. /Shqiperia.ch/