
Një episod shumë i veçantë ka ardhur në ditën e djeshme nga përballja mes dy ekipeve, Xhaka-Rashica. Dy yjet e futbollit shqiptarë në Europë, kanë qënë pjesë e organizimit të një ndeshje simbolike në Kosovë.
Takimi përfundoi me rezultatin 4-4, atje ku ka pasur edhe një moment unik i ardhur nga arbitri Genc Nuza. Pas një dueli të Milot Rashicës dhe Muharem Sahitit, Nuza ka thirrur Sahitin për t’i dhënë kartonin, por më pas kanë nxjerrë shaminë për të fshirë djersët. E gjitha kjo është duartrokitur nga i gjithë stadiumi, ndërsa me humor e kanë pritur edhe të pranishmit në fushën e lojës. /Shqiperia.ch/