
Vedat Muriqi do të largohet nga Rizespori pas super sezonit të mbyllur. Gjithmonë sulmuesi i Kosovës arriti të bënte diferencën në kampionatin turk, duke realizuar gola edhe ndaj skuadrave më të mira.
Kjo ka zgjuar interesin e shumë ekipeve, që kërkojnë shërbimet e Muriqit. Më afër është Galatasarai, ndërsa presidenti i Rizesporit, Hasan Kartal, fërkon duart: “Nuk e kemi ende ofertën konkrete, por Muriqi do të na kënaq me para”, ka thënë Kartal. /Shqiperia.ch/