You are here
Home > Kryefaqja > E thotë presidenti i Federatës së Futbollit në Kosovë: Detyrohemi që ta quajmë Kombëtare!

E thotë presidenti i Federatës së Futbollit në Kosovë: Detyrohemi që ta quajmë Kombëtare!

Presidenti i Federatës së Futbollit në Kosovë, Agim Ademi, ka folur në lidhje edhe me një temë që krijon jo pak debat në vendin tonë. Dardanët shpeshherë cilësohen si Kombëtare, megjithëse realisht duhet të quhet përfaqësuese.

Kësaj pjese i ka vendosur shumë herë theksin edhe kapiteni legjendar i Shqipërisë, Lorik Cana. Por Ademi në emisionin “Debat Plus”, sipas asaj që raporton “Indeksionline”, shprehet se janë të detyruar nga shteti për ta bërë një etiketim të tillë.

“Nëse flasim në aspektin shtetërorë, ne detyrimisht ekipin e futbollit duhet ta quajmë “kombëtare’. Është e qartë se ne kemi qenë të mishëruar me Kombëtaren e Shqipërisë, ndërsa tonën e kemi quajtur përfaqësuese

E rëndësishme është që këta po e bëjnë historinë, e në fakt edhe historinë e shtetit. Tani e tutje mund ta quajnë si të dëshirojnë, por unë e konsideroj Kombëtare sepse një komb i tërë po entuziazmohet pas kësaj kombëtareje pasi po jep rezultate dhe po na bën krenarë”, ka thënë Ademi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top