
Një ngjarje skandaloze ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, në Prilep. Në një prej restoranteve të zonës, Alioski që mbron ngjyrat e Maqedonisë së Veriut, është kërkuar që të dalë jashtë pasi ka folur shqip me familjarët.
Vetë futbollisti u revoltua dhe ngriti tonet, për të kërkuar më shumë shpjegime. Sipas asaj që raporton “Alsat”, pasi u morr vesh se për cilin lojtar flitej, restoranti i ka kërkuar falje për qëndrimin e paskrupullt. /Shqiperia.ch/