Ditën e shtunë, në kuadër të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës do të zhvillohet një ndeshje e veçantë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Aty do të zbresin edhe dy yje shqiptarë të futbollit europian si Granit Xhaka dhe Milot Rashica. Pjesëmarrjen në këtë takim e ka konfimuar boksieri i njohur, Robin Krasniqi dhe këngëtarët e njohur Ledri Vula e Mc Kresha.
Në orët në vazhdim do të zyrtarizohet edhe lista e plotë e pjesëmarrësve, por pritet që të jenë të pranishëm edhe disa lojtarë të lindur në vitin 1999 si një shënjë simbolike e vitit të çlirimit. Ekipin e Xhakës do e drejtoj Afrim Toverlani, ndërsa te i Rashicës do të jetë trajner Ismet Munishi. /Shqiperia.ch/