Tifozët e Partizanit të Beogradit, “Grobari”, kanë nxjerrë parrulla dhe kanë kënduar këngë fyese për legjendën e Milanit që tashmë drejton Federatën Malazeze të Futbollit, Dejan Savicevic. E gjitha kjo vjen për shkak të ndeshjes me Kosovën, atje ku figura legjendare e futbollit europian, i bëri një pritje të ngrohtë dardanëve, ndërsa shkarkoi edhe menjëherë trajnerin serb pasi nuk u shfaq në ndeshjen me Kosovën.
Për këtë aryse tifozët e “Grobarit” nuk janë përmbajtur në një ndeshje basketbolli, duke nxjerrë vrer ndaj Savicevic. Përtej fjalëve fyese, mesazhi i tyre ishte i qartë: “Shqipëtarët i kishte mikëpritës të ngrohtë, por anashkalon serbët e Malit të Zi”. Ndërkohë po i njëjti grupim, ka përgëzuar dhe duartrokitur vendimin e Ljubisa Tumbakovic, që refuzoi të ishte në stol kundër Kosovës. /Shqiperia.ch/