You are here
Home > Kryefaqja > Djali i Vokrrit tregon bisedën me Muriq: Po na frikësonte, i premtova Silvan dhe Gundogan te Kosova

Djali i Vokrrit tregon bisedën me Muriq: Po na frikësonte, i premtova Silvan dhe Gundogan te Kosova

Gramoz Vokrri, djali i presidentit të përjetshëm të FFK-së, Fadil Vokrrit, ka treguar një prapaskenë të bukur nga portieri i Kosovës. Flitet për Arijanet Muriqin, që luan me Manchester Cityn dhe stërvitet në një nga ekipet më të mëdha të Europës.

Sipas asaj që raporton “Zëri.info”, Gramoz Vokrri tregon se në fitoren ndaj Azerbajxhanit me rezultatin 4-0, te Kosova po frikësoheshin me stilin e lojës së portierit, që i preferonte shumë pasimet afër zonës dhe lojën me këmbë.

“Pas ndeshjes e kam bërë një bisedë private me Muriqin. Është futbollist i cili ka vetëbesim shumë të madh. Gjatë ndeshjes na ka frikuar në disa raste pasi ka qenë ndeshja e parë dhe ai ka luajtur shumë me këmbë. Ne ndoshta nuk ishim të përgatitur për këtë lojë. Ai ankohej se nuk po pasohej më shumë. Si në shaka, i thash se do t’ua bëjmë pasaportat David Silvas dhe Ikay Gundoganit për të luajtur me Kosovën”, tha Gramoz Vokrri. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top