
“Shqiperia.ch” është media e vetme sportive shqiptare që i përkushtohet Kombëtares dhe talenteve shqiptarë kudo në Europë. Prej kohësh kemi shkruajtur edhe për një fenomen të veçantë që ka mbërritur te kuqezinjtë.
Talentet nga Anglia janë shtuar shumë në numër te grupmoshat e vogla dhe kjo është për t’u vlerësuar. Lojtarët që vijnë prej andej kanë një fizik të jashtëzakonshëm, pasi përgatiten në mënyrë të tillë në vendin ku u shpik futbolli.
Rastin e Armando Brojës që luan me Chelsean e kishim paralajmëruar shumë kohë më parë, por është vetëm i pari. Fëmijët e emigrantëve shqiptarë që kanë emigruar në Angli, janë rritur tashmë dhe gati për të dhënë kontributin për fanellën e Kombëtares.
Shumë të dëgjoni edhe mbrojtësin Geraldo Bajramaj, që ka shiritin e kapitenit te U-23 e Birminghamit. Për më tepër, talentet dhe fëmijet e emigrantëve që na vijnë nga Anglia e kanë Shqipërinë menjëherë si zgjedhje të parë, pasi nuk mund të pretendohet mbërritja te “tre luanët”, ndryshe nga çfarë jemi mësuar me Zvicrën, Greqinë apo Kombëtaret e tjera rrotull nesh. /Shqiperia.ch/