
Shqipëria U-21 ka marrë një tjetër fitore në miqësore ndaj Uellsit, duke ia dalë në shifrat 3-1. Fillimisht do të ishte Emiliano Bullari që hapi spektaklin e golave me realizimin në minutën e 8, duke shtyrë topin në rrjetë pas shtyllës së Kallakut.
Për të kaluar në realizimin e Esat Malës, që do të dyfishonte shifrat në të 14-tën me pasimin fantastik që mbërriti sërish nga Sherif Kallaku. Ky i fundit i përket një kalibri të lartë, ndërsa luan në Superiore.
E si mund të mungonte sulmuesi i Chelseat, Armando Broja, në listën e golashënuesve? Në minutën e 69 do të vinte edhe realizimi i Brojës, për të vulosur një fitore që shërben si një dritë në fundin e tunelit për Shqipërinë, pas shumë rezultatesh negative të marra nga Kombëtarja A. Goli i vetëm i miqëve erdhi me penallti në fundin e takimit. /Shqiperia.ch/
Shqipëri-Uellsi (U-21) 3-1 (Bullari 8′, Mala 14′ Broja 69′)