
Shqipëria U-21 do të luajë ndaj Uellsit, në takimin e dytë brenda pak ditëve, pas asaj fitore të marrë me rezultatin 2-1 me dopietën e Armando Brojës. Trajneri Alban Bushi e ka bërë publik formacionin, ndërsa vendin e sulmuesit të Chelseat si titullar, e ka talenti i Olimpiakos, Emiliano Bullari.
Një tjetër futbollist me aftësi të jashtëzakonshme, që na dhuroi një pikë në minutat e fundit ndaj Turqisë në transfertë. Ndërkohë që pritet edhe aktivizimi i Brojës në pjesën e dytë. /Shqiperia.ch/
Shqipëria U-21: Hoxha, Tafa, Maloku, Pëllumbi, Kumbulla, Shehu, Zejnullahu, Mala, Kallaku, Xhixha, Bullari
Uellsi U-21: George Ratcliffe, Aaron Lewis, Cole Dasilva, Regan Poole, Ben Cabang, Rhys Norrington-Davies, Harry Clifton, Mark Harris, Nathan Broadhead, Momodou Touray, Jack Evans