You are here
Home > Kombëtarja > Gabimi më i madh i De Biazit te Shqipëria, Rashica është thjeshtë…perfeksioni

Gabimi më i madh i De Biazit te Shqipëria, Rashica është thjeshtë…perfeksioni

Jo më kot u tha se Milot Rashica vlen më shumë se e gjithë skuadra bullgare. Veç vlerës së merkatos, Rashica tregoi se vlen më tepër se kundërshtari edhe në fushën e lojës. Një gol, një pasim i saktë për gol si dhe një lojë fantastike në sulm me vrapime të shpejta dhe krijimin e rasteve.

Statistikat folën qartë: 20 pasime gjatë lojës, 85% e tyre të sakta, 3 pasime të rendësishme nga të cilat një u kthye në gol,  4 goditje drejt portës dhe 3 triblime të fituara. Më i miri i ndeshjes por edhe një sinjal pozitiv për formën fantastike që po tregon sulmuesi shqiptar. Nga skuadra e Werder Bremen, gjermanët në ndeshjen e mbrëmshme e quajtën të pandalshëm Rashicën.

Një sezon i mbyllur me 9 gola dhe si titullar në Bundesligë. Milot Rashica po kalon një moment të magjishëm duke treguar gjithmonë e më tepër vlerën e tij në aspektin sportiv. Padyshim që ky është një nga gabimet më të mëdha të bëra nga De Biazi, duke mos e nuhatur talentin e jashtëzakonshëm të këtij njeriu. Jehona e sulmuesit detyroi mediat e huaja të shkruajnë për emrin e tij, madje edhe mediat serbe./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top