Austria ka bërë një dhuratë të madhe për Kosovën, duke mos u mjaftuar vetëm me entuziazmin e fitores me rezultatin 2-3 ndaj Bullgarisë. Mbrojtësi i shumëkërkuar, Albert Vallci, nuk ka debutuar në këto dy takime me Austrinë, pavarësisht se u grumbulluar për herë të parë në këtë Kombëtare.
Vetë zyrtarët e FFK-së do të shpreheshin para disa javësh se do ta provonin sërish thirrjen për këtë lojtarë, nëse nuk do të aktivizohej nga Austria, ashtu si edhe ndodhi. Shanset janë të mëdha edhe për një ndërrim të vendimit, duke parë hapësirat e pakëta që ka te Kombëtarja aktuale. Vallci luan në qendrën e mbrojtjes dhe është një futbollist me kualitet të jashtëzakonshëm.
Fatmirësisht nuk është përdorur llogjika e Zvicrës, që e dogji Shani Tarashajn vetëm me një minutë aktivizimi në ndeshje zyrtare, për të mos pasur të drejtën për të zgjedhur Kosovën apo Shqipërinë. /Shqiperia.ch/