Një nga vendimet e pakuptimta e pasqyruara vetëm pak para ndeshjes Bullgari-Kosovë, ishte heqja e flamurit shqiptarë nga duart e tifozëve të Kosovës. Kjo konsiderohet si një çështje politike nga UEFA, nisur nga ankesat e shumta që ka marrë nga fqinjët tanë.
Por gjithsesi Milot Rashica i nxjerr huq vetëm me një foto, pavarësisht qëllimit që u arrit duke parë stadiumin dhe tribunën e tifozëve shqiptarë. Plisi është një simbol identifikues për të gjithë kombin tonë, me të cilin ylli i Werderit ka bërë një foto duke i bashkangjitur fjalët: “Dardan dhe krenar”.
Gjithashtu në këtë sfond dallohet edhe fanella e vjetër e kombëtares shqiptare, që mbahet në dorë nga një prej tifozëve të Kosovës. /Shqiperia.ch/