Humbja me Kosovën dhe arsyetimi sa i përket këtij dështimi, i ka ndarë lojtarët e Bullgarisë në dy kampe të ndryshme. Nga njëra anë ishte kapiteni apo edhe vetë trajneri, që u shprehën se dardanët kishin lojtarë më të mirë se Bullgaria dhe prandaj e merituan fitoren.
Por nga ana tjetër, është mbrojtësi Strahil Popov që shpreh një nënvlerësim të hapur për Kosovën, ashtu si edhe portieri, që e quajnë të turpshme të munden në Sofje nga kjo përfaqësuese.
“Nëse mundemi nga Kosova në Sofje, nuk flet dot shumë sa i përket pjesës së shpjegimeve. Jemi zhgënjyer që të gjithë dhe kjo ishte shuplakë për ne. Për fatin e keq nuk kemi pasur rezultate të mira në kohët e fundit. Nuk kemi shumë lojtarë individual të mirë. U kërkojmë ndjesë njerëzëve që vijnë për të na parë në stadium. E meritojmë të jemi të fundit në grup”, ka thënë Popov. /Shqiperia.ch/