
Portieri i Bullgarisë, Nikolay Mihaylov është ndierë i turpëruar pas humbjes së marrë nga Kosova. I intervistuar nga mediat bullgare, është shprehur se nuk mund të komentonte asgjë më tepër, vetëm duke marrë parasysh faktin se dardanët kishin gjetur tre gola.
“Është e vështirë që të gjesh fjalët dhe nuk ka asnjë mënyrë për t’u shpjeguar dhe justifikuar. Në pjesën e dytë ishim më të mirë në fushë. Të luash me Kosovën dhe të pësosh tre gola. Në Sofia të marrësh tre gola, çfarë të thuash më shumë këtu?”, ka thënë Mihaylov. /Shqiperia.ch/