Menjëherë pas humbjes së Bullgarisë ndaj Kosovës, gazetarët vendas janë rreshtuar në hyrjen e zonës “VIP”, për të pritur daljen e Presidentit të Futbollit të Bullgarisë, Bobby Mihaylov. Pyetjet që do t’i shtroheshin ishin të panumërta, duke parë gjendjen e vështirë që po kalon kjo Kombëtare.
Megjithatë edhe Mihaylov e ka parandierë situatën, duke gjetur një zgjidhje alternative. Ai është “zhdukur” duke dalë nga një tjetër rrugë brenda stadiumit, e jo si zakonisht. Pritja e gazetarëve ka qënë e kotë, derisa kanë kuptuar se Mihaylov e kishte gjetur zgjidhjen për t’iu shmangur pas humbjes me Kosovën. /Shqiperia.ch/