Historike ishte ajo fitore e mbrëmjes së kaluar e Kosovës ndaj Bullgarisë, e përfunduar në rezultatin 2-3. Muriqi, Rashica dhe Rashani do të ishin golashënuesit që do të çonin peshë zemrat e shqiptarëve.
Realizimi i triumfit erdhi në minutat shtesë, për t’i dhënë fundin e duhur kësaj drame. Tashmë futbollistët e Shaland vazhdojnë historinë me 14 ndeshje pa humbje, por edhe duke fituar në transfertë. Kaq ka mjaftuar që tifozët në Kosovë të dalin nga shtëpia dhe të pushtojnë rrugët në disa qytete, duke festuar fitoren e marrë. /Shqiperia.ch/