Kapiteni i Bullgarisë, Ivelin Popov, ka shpërthyer në intervistën pas humbjes me Kosovën në rezultatin 2-3 në transfertë. Futbollisti që arriti të shënonte një gol të jashtëzakonshëm ndaj dardanasve, e ka shtrirë diskutimin më gjerë për mediat bullgare, duke folur për shumë problematika.
“Shqiperia.ch” sjell për lexuesit e saj menjëherë intervistën që sapo është publikuar në mediat bullgare, me Popov që kërkon të ndryshohet mënyra sesi punohet me futbollin në vendin e tij, duke mos fshehur edhe gjithë dëshpërimin për Kosovën.
“Ne humbëm, ashtu ashtu si edhe ju e patë. Përse? Është një problem kompleks. Kemi thyer disiplinën taktike në krahë, krijuam disa situata të rrezikshme dhe ky ishte rezultati. Kur shkova në dhomën e zhveshjes, kishin ulur kokën të gjithë lojtarët tanë dhe nuk kishin shpresa se mund të rikuperonim. Kështu që duhet të kemi pak më shumë kujdes kur vendosim skuadrën në presionin psikologjik.
Të gjithë duhet të ndryshojmë mendjen tonë. Këtu ka edhe shumë ndeshje, prandaj shpresojmë për një mrekulli. Kombëtarja nuk është jetimore, që të thërras vetëm lojtarët e rinjë. Është një turp dhe unë po qaj. Atëherë, çfarë mund të bëjmë? Faji nuk është te liga e futbollit në vendin tonë, por te lojtarët dhe atë që ata duan. Fëmija im jep para për t’u stërvitur. Po shkollat çfarë bëjnë?
Ne u japim fëmijëve, por çfarë u japim? Është e frikshme dhe unë shpresoj që gjendaj të ndryshoj më rininë. Nuk e kemi sensin e bashkimit dhe jemi gjithmonë të thyer dhe të përkulur, megjithëse mbijetojmë. Do të ishte më mirë që të shkruanit pas kësaj ndeshje: “A i keni parë ju ndonjëherë lojtarët e Kosovës se ku luajnë?”, shprehet kapiteni i Bullgarisë. /Shqiperia.ch/