
Sezoni fantastik që ka kaluar Esat Mala me ekipit kampion të Superiores, Partizanin, nuk ka kaluar pa vëmendje në Europë. Këtë herë janë gjigandët e Turqisë, Beshiktashi, që ka hedhur vështrimin te talenti i Shqipërisë.
“Fotospor” ka raportuar së fundmi se skuadra turke ka shfaqur interesim të hapur për lojtarin 21-vjeçar. Beshiktashi kërkon rigjenerimin e grupit të lojtarëve, për t’i besuar vetëm të rinjëve. Në planet e së ardhmes mbetet edhe Esat Mala, megjithëse kohë do e tregojë sesa do të arrihet kjo marrëveshje. Në këtë sezon, futbollisti në fjalë ka arritur të shënojë 4 gola dhe të jap 2 asiste, duke qënë një nga kryesorët e arritjes së Partizanit në titullin kampion. /Shqiperia.ch/