You are here
Home > Kryefaqja > Komentatorja e vetme shqiptare për Zhegrovën: Bëhu burrë! Mos më dërgo motrën

Komentatorja e vetme shqiptare për Zhegrovën: Bëhu burrë! Mos më dërgo motrën

Një debat në distancë është nisur mes komentatores së vetme në trevat shqiptare, Qëndresa Krelanit, me lojtarin e Kosovës, Edon Zhegrovës. Historia nis me rrëfimin e Krelanit, që shprehej se një ndër gabimet e saj në komentim, ishte momenti kur kishte lënë mikrofonin ndezur dhe kishte bërtitur: “Gjuaje o idiot”.

Këto fjalë i drejtoheshin Zhegrovës, për një gabim të bërë në fushën e lojës. Vetë futbollisti i Bazelit nuk e ka pritur aspak mirë, duke e konsideruar si një gjest të ulët. I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Qëndresa Krelanit, që për “Sports Show” ka thënë: “Duhet të bërë burrë dhe të jetë para meje, jo të më dërgoj motrën. Tani vetëm Vedat i Stupcave ka ngelur pa më shkruar për të”, ka thënë komentatorja shqiptare. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top