Portugalia është shpallur fituesja e “Ligës së Kombeve”, pasi ka fituar me rezultatin 1-0 ndaj Holandës. Një fitore e cila vjen padiskutim për shkak të kontributit të jashtëzakonshëm që ka ardhur nga Kristiano Ronaldo.
Mosha për të është vetëm një numër, pasi asnjë ndryshim nuk ka ardhur në paraqitjen në fushën e lojës. Gjithmonë i pandalshëm dhe i paparishikueshëm për rivalin, ky është njeriu më i mirë i moment. Për të mbërritur deri këtu, kërkohet edhe një egoizëm i madh, ose i tepruar në disa raste.
Një video që është shpërndarë gjërësisht në “Twitter”, është momenti kur Ronaldo duket i mërzitur ndërsa të gjithë shokët përgëzonin Bernardo Silvën, pasi u shpall lojtari më i mirë i “Ligës së Kombeve”, çmim ky që aspirohej edhe nga lojtari i Juventusit. /Shqiperia.ch/
Look how happy “the leader” was when Bernardo got announced as the POTT 😂 pic.twitter.com/0Wovx7tZj7
— Gabs 🇦🇹🇦🇷 (@gabsique95) June 9, 2019