You are here
Home > Kombëtarja > E turpshme! Dardanët nisen drejt Bullgarisë, policia e Kosovës gjobit tifozët

E turpshme! Dardanët nisen drejt Bullgarisë, policia e Kosovës gjobit tifozët

Një situatë e pazakontë ka ndodhur para pak orësh në autostradën Prishtinë – Shkup. Një grup tifozësh të Përfaqësueses së Kosovës janë gjobitur nga policia vendase. Dardanët janë nisur për transfertën e Bullgarisë dhe gjatë rrugës kishin ndaluar në një pjesë të segmentit rrugor për të shkrepur disa foto. Në atë moment ka mbërritur një patrullë policie duke ndaluar dhe gjobitur tifozët me vlerën prej 60 eurosh. Lajmin e bën të ditur vet tifozët dardanë për median vendase “Telegrafi”.

“Jemi nisur në mënyrë të organizuar si gjithmonë për ta përkrahur Përfaqësuesen e Kosovës. Por në autostradën Prishtinë – Shkup jemi ndaluar për të bërë një foto së bashku. Në atë moment kanë ndalur edhe Policia e Kosovës që kanë pasur sjellje shumë të ulët ndaj nesh. Kemi marrë një dënim prej 60 eurosh, ndërsa sjellja e tyre lë shumë për të dëshiruar. Dy policët me numrat 8897 dhe 8644 janë sjellë shumë keq, duke na thënë se nuk dëgjojnë për njeri të gjallë. Në vend se të kenë konsideratë si tifo grup i Përfaqësueses, ata sillen me ne në mënyrë katastrofike duke na mbajtur në atë vend për një orë”, tha ndër të një tifoz.

Nuk bëhet e ditur ende arsyeja e kësaj gjobe qesharake. Mendohet se policia e Kosovës ta ketë marrë këtë vendim për shkak të ndalesës së papërshtatshme në vendin e qendrimit. Shpesh herë të tilla ndalesa bëhen burim aksidenti megjithëse organizimi i tifozëve në përgjithësi është mjaft korrekt. Për më tepër një çdoo drejtues mjeti e ka mjaft të lehtë për të identifikuar grupimin e për të shmangur çdo burim aksidenti. Gjithsesi edhe pas kësaj ndalese prej një orësh, tifozë kosovarë kanë vazhduar rrugën drejt kryeqytetit të Bullgarisë, Sofje. Nga Kosova pritet që të jenë mbi 500 tifozë, ndërsa një numër i madh i tifozëve kosovarë pritet të mbërrijnë në Sofje nga diaspora./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top