You are here
Home > Kryefaqja > Gjaku nuk bëhet ujë! Ulërimat e Zenelit, Beqiraj ishte i vetmi i Malit të Zi që i qëndroi pranë

Gjaku nuk bëhet ujë! Ulërimat e Zenelit, Beqiraj ishte i vetmi i Malit të Zi që i qëndroi pranë

Kosova zhvilloi një ndeshje tepër të rëndësishme për eleminatoret e kampionatit Europian, teksa u përballë në transfertë me Malin e Zi. Edhe pse kjo sfidë përfundoi me rezultatin e barabartë 1 me 1, ku mund të themi se dardanasit patën humbjen më të madhe. Pavarsisht se çka u prodhua në fushë dhe djemtë e Shaland meritonin pikët e plota, patën edhe një humbje të rëndë.

Bëhet fjalë për dëmtimin e rëndë që pësoji një nga yjet e Kosovës, Arbër Zeneli, i cili mori një goditje një gju. Për këtë arsye, mesfushori dardans pritet të qëndrojë larg fushave të blerta për afro 9 muaj.
Përveç këtij fakti, vlen për t’u veçuar edhe sjellja e shqiptarit që luan për Malin e Zi, Fatos Beqiraj, i cili ishte i vetmi nga “kundërshtarët i cili i qëndroi Zenelit pranë në këtë moment të vështirë duke u treguar profesionist jo vetëm në këtë situatë, por edhe gjatë gjithë ndeshjes.

Nga krahu tjetër, ulërimat e Arbër Zenelit ishin tepër të mëdha, pasi dëmtimi që pësoi është një nga më të dhimbshmet për një futbollist profesionist, aqsa pas ndeshjes, sulmuesi dardanas u la me paterica./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top