Njerëz, asnjëherë mos e merrni jetën shumë seriozisht, pasi kjo nuk është natyra e saj. Ndonjëherë mund të luftosh e të luftosh për një mision që në dukje është i pamundur, por kur nis të realizohet dhe je duket jetuar ëndrrën e madhe, e papritura do të vijë si për thënë: “Mendove vërtet se do të përfundonte kaq lehtë?”.
Sot bëhen 1 vit që kur presidenti i përjetshëm i FFK-së, Fadil Vokrri, do të ndahej nga jeta. Zemra e tij ndaloi së pushuari në 9 qershor të vitit 2018. Sa shumë që luftoi për të parë një ditë të vetme këtë Kosovë të sotme, të bukur dhe magjepsëse në fushën e lojës.
Por fati nuk dëshironte që mundimi dhe gjithë puna e palodhur e Vokrrit, ta bënte këtë të fundit që të shijonte dardanët nga shkallët e stadiumit, por ta shihte nga lartë. Shijoje dhe bekoje nga lart Kosovën që ti ndërtove president i përjetshëm.. /Klaudio Ndreca-Shqiperia.ch/