You are here
Home > Kryefaqja > E pazakontë/ Celina u largua nga Shaland në të 78-ën, nuk donte të ulej dhe nisi nxehmjen

E pazakontë/ Celina u largua nga Shaland në të 78-ën, nuk donte të ulej dhe nisi nxehmjen

Një rast i pazakontë dhe që tregon më së miri profesionalizmin e Bersant Celinës, erdhi në takimin ndaj Malit të Zi. Mesfushori i Swanseas ka kaluar një sezon të mrekullueshëm në Angli, por nuk arriti në nivelin e lartë me fanellën e dardanasve në takimin e fundit.

Për këtë arsye trajneri Shaland e largoi nga fusha, për të aktivizuar Rashanin. Celina pasi shkoi në pankinë, nuk pranoi që të ulej në stol dhe të shihte i qetë fundin e takimit. Menjëherë futbollisti nisi të bënte nxehmjen, i pakënaqur me gjendjen e tij, vetëm që të jetë në nivelin më të mirë ndaj Bullgarisë në takimin që do të zhvillohet nesër. /Shqiperia.ch/

(Video e siguruar nga “Gazeta Express”)

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top