You are here
Home > Kombëtarja > Mund të ishte në vendin e Rejas, flet trajneri Peço: Nuk shënonim edhe të zgjaste tre ditë ndeshja!

Mund të ishte në vendin e Rejas, flet trajneri Peço: Nuk shënonim edhe të zgjaste tre ditë ndeshja!

Trajneri i të rinjëve të Bazelit, Arjan Peço, ka bërë një analizë të shkurtër për “Supersport” sa i përket humbjes së kuqezinjëve tanë me rezultatin 1-0 kundër Islandës. Madje tekniku në fjalë ishte një prej kandidatëve serioz për të marrë drejtimin e Shqipërisë dhe mund të gjendej në vendin e Rejas.

“Nga koha e Panuçit, kanë ndryshuar disa gjëra për mirë te Kombëtarja. Kemi pasur më shumë stabilitet në lojë. Por kjo është e gjitha ideja, te episodet. Ato e vendosin gjithë historikun e takimit dhe ne e pësuam në këtë mënyrë. Kemi luajtur si të barabartë me Islandën, megjithatë ata u treguan më të aftë për të shënuar.

Për mendimin tim ne nuk do të arrinim të shënonim edhe nëse ndeshja zgjaste 2-3 ditë, për mënyrën sesi po rridhte loja. Gjithashtu edhe skema nuk më ka pëlqyer shumë. Unë mendoj se do të ishte më mirë që të luhej vetëm me një sulmues, të padeklaruar. Kështu me Uzunin në qendër të sulmit dhe me Cikalleshin që e ndihmonte, do të ishte më rezultative. Ne ishim me dy sulmues, por Balaj e tha edhe vetë: “Nëse nuk kroson askush, atëherë kush do të shënojë”, ka thënë Arjan Peço. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top