
Shqipëria ka humbur në transfertë ndaj Islandës me rezultatin 1-0. Kuqezinjtë kanë dominuar takimin, por pa mundur të gjejnë rrjetën. Në intervistën për “Supersport”, Cikalleshi ka shfaqur gjithë dëshpërimin e tij, madje duke edhe u përlotur paksa kur konstaton fundin e takimit dhe humbjen me Islandën.
“Në pjesën e parë kemi luajtur vërtet shumë mirë, duke krijuar aksione të shumta. Rrjedhshmërinë e kemi ulur në pjesën e dytë. Jam ndierë shumë mirë me Bekim Balën në sulm. Megjithatë ajo që vlen në fund, është se ne kemi humbur…
Mund ta shfrytëzonim më mirë një rast me Ermir Lenjanin në goditjen standarte afër zonës, në pjesën e parë. Balaj dhe unë mund ta shfrytëzonim më mirë, por na e kërkoi që ta merrte përsipër dhe e lamë një gjë të tillë”, ka thënë Cikalleshi. /Shqiperia.ch/