You are here
Home > Kombëtarja > Trajneri Reja flet pas humbjes: Nuk jam i kënaqur me gjyqtarin, na mohoi penalltinë e pastër

Trajneri Reja flet pas humbjes: Nuk jam i kënaqur me gjyqtarin, na mohoi penalltinë e pastër

Shqipëria ka humbur në transfertë ndaj Islandës me rezultatin 1-0. Kuqezinjtë kanë dominuar takimin, por pa mundur të gjejnë rrjetën. Trajneri Reja ka folur pas humbjes në debutim, duke u shprehur i pakënaqur për arbitrimin dhe një penallti të mohuar.

“Kryefjala ishte që bëmë një lojë të mirë. U munduam të krijonim sa më shumë raste. Po na rrezikonin shumë me elementin fizik, me goditjen standarte. Ia dolën duke shënuar golin, por vërtet që ne kemi bërë një lojë shumë të mirë.

Do e analizoj më mirë ndeshjen e sotme. Do mundohem që të krijoj një grup që të jetë i gatshëm për Moldavinë dhe do të kemi ndryshime. Kemi punuar shumë mirë nga krahët. Ishte një penallti për ne në rastin e Hysajt. Nuk isha shumë i kënaqur shumë me arbitrimin.

Nuk ishte zgjedhja ime që të luajmë me top të gjatë, doja shumë pasime. Ishin një sëri faktorësh që kushtëzuan skemën, madje edhe era. Balaj ka bërë një ndeshje shumë të mirë”, ka thënë Reja. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top