You are here
Home > Kombëtarja > Shakohoxha “masakron” Dërmakun: Nuk është për këtë nivel futbolli, as Reja priste të luante me të

Shakohoxha “masakron” Dërmakun: Nuk është për këtë nivel futbolli, as Reja priste të luante me të

Shqipëria ka humbur në transfertë ndaj Islandës me rezultatin 1-0. Kuqezinjtë kanë dominuar takimin, por pa mundur të gjejnë rrjetën. Komentatori i njohur sportiv, Dritan Shakohoxha, ka “masakruar” Dërmakun në gabimin e parë në rastin e golit.

“Me gjithë respektin, por Dërmaku nuk është për këtë nivel futbolli. Vetëm shiheni sesi e pësuam, ai nuk u gjend në vendin që duhej. Tani është 27-vjeç dhe niveli më i lartë ka qënë në Serinë B. Ka gabuar tërësisht. Nuk është për në qendrën e mbrojtjes, madje edhe vetë trajneri nuk ka pritur ndonjëherë të luajë me të. Por ishin mungesat ato që ndikuan për aktivizimin e tij”, ka thënë Shakohoxha. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top