I pafat ka qënë Arbër Zeneli në takimin e djeshëm ndaj Malit të Zi. Futbollisti i Reimsit është dëmtuar dhe u detyrua të braktiste fushën e lojës me barrelë, pas një dëmtimi të marrë në gju. Sigurisht që bëhet fjalë për një dëmtim serioz, që sipas të gjitha gjasave do të shoqërohet me një operacion.
Menjëherë pas daljes së Zenelit nga fusha, diçka ndryshoi edhe në lojën sulmuese të Kosovës. Ndërkohë ekipi i Reimsit, ka urdhëruar menjëherë futbollistin që të rikthehet në Francë, për ekzaminime më të sakta. Këtë e pohon edhe vetë babai i lojtarit, sipas asaj që raporton “Indeksi”: “Me shumë gjasa hyn në operacion. Reims e ka thirrur urgjentisht që të shkoj atje. Të shohim se çfarë do i thonë”, u shpreh babai i Zenelit. /Shqiperia.ch/