You are here
Home > Kryefaqja > I urdhëruan të mos fliste me gazetarët shqiptarë, kapiteni i Malit të Zi: Më kërcënuan nga Kosova!

I urdhëruan të mos fliste me gazetarët shqiptarë, kapiteni i Malit të Zi: Më kërcënuan nga Kosova!

Ditën e djeshme u luajt një nga ndeshjet e nxehta të Ballkanit, pasi Kosova do të përballej në transfertë kundër Malit të zi, sfidë kjo që përfundoi me rezultatin e barabartë 1 me 1. Edhe pse gjatë takimit, ishte një përballje pa shumë tension mes skuadrave, ajo çka të bënë përshtypje është incidenti që ndodhi përpara fillimit të takimit.

Në mediat vendase u publikua një lajm i fortë, ku trajneri i Malit të Zi, Ljubisa Tumbakovic, ishte tërhequr vetëm dy orë përpara ndeshjes. Kjo për arsyen se kishte një presion të lartë të serbëve,  me numrin një të pankinës që nuk pranoi të ishte në stol gjatë takimit, së bashku me dy futbollistë të tjerë.

Kapiteni i përfaqësueses së Malit të Zi, shqiptari Fatos Beqiraj, pas sfidës u prononcua edhe për këtë incident, ku pohoi faktin se ka patur presion nga të madh brenda ekipit, sidomos për futbollistët me origjinë serbe, gjë kjo që ndikoi negativisht në harmonin e skuadrës që ai përfaqëson. Ndërkohë ajo që u vu re përpara ndeshjes dhe në seancat stërvitore, ishte urdhëri që Beqiraj kishte marrë për të refuzuar dhe shmangur gazetarët shqiptarë.

“Pati një ndikim të madh në ekip dhe gjithçka ndodhi pak para ndeshjes. Unë faktikisht kam marrë kërcënime dhe ofendime dhe kërcënimeve në telefon nga tifozë të ndryshëm të Kosovës, por nuk i kam marrë shumë seriozisht”, ka thënë Beqiraj në fundin e takimit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top