You are here
Home > Kombëtarja U-21 > Lojtari që e kërkoi me ngulm Greqia, Shqipëria U-21 i shënon në fund Turqisë

Lojtari që e kërkoi me ngulm Greqia, Shqipëria U-21 i shënon në fund Turqisë

Shqipëria e Alban Bushit ka barazuar me rezultatin 2-2 në transfertën ndaj Turqisë. Një takim që rezultoi i luftuar, ashtu si edhe pritej. Kuqezinjtë do të gjenin të parët golin, me realizimin me kokë nga Maloku, pas krosimit fantastik të Kallakut.

Festa e Shqipërisë do të zgjaste pak, pasi Turqia rikthehu baraspeshën në minutën e 54. Në minutën e 84, do të vinte edhe goli i Dervisoglu, që u mendua se do të vendoste fatin e ndeshjes. Por në sekondën e fundit të ndeshjes, ishte Bullari që barazoi gjithçka. Pikërisht lojtari që kërkohej me ngulm nga Greqia, por zgjodhi kuqezinjtë.  /Shqiperia.ch/

Klikoni këtu për të parë ndeshjen LIVE. (Transmetohet nga televizioni turk, qëndroni disa sekonda deri në ngarkimin e transmetimit të ndeshjes)

Mbyllet ndeshja Turqi-Shqipëri U-21 2-2 (Dervisoglu 85′, Muldur 54′, Maloku 49′, Bullari 90’+5′)

Përpara ndeshjes

Ditën e sotme shpresat kuqezinj luajnë një transfertë të vështirë për kualifikueset e kmpiomatit Europian të 21-vjeçarëve, përballë Turqisë. Pak çaste më parë është publikuar edhe formacioni zyrtar, të cilën trajneri Alban Bushi, ka vendosur që të startojë këtë ndeshje, ku njëkohësisht të pretendojë pikët maksimale edhe pse kundërshtari është tepër i fortë në letër.

Kështu ekipin ynë shpresa, do ta nisë me këta futbollistë: Hoxha, Kumbulla, Maloku, Tafa, Pëllumbi, Shehu, Zejnullai, Kallaku, Imeri, Mala, Xhixha.

Kujtojmë që aktualisht Shqipëria mban vendin e tretë të klasifikimit me vetëm 1 pik, ku në rast se arrin të fitojë ditën e sotme, atëherê kuqezinjtë do të parakalojnë Turqinë, e cila është edhe rivalja e tyre direkt për vendin e dytë të tabelës së renditjes. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top