Në mbrëmjen e djeshme u bë publike nga ana e gazetarit të “Supersport Kosova”, Arlind Sadikut, se do të ishte Vedat Muriqi kapiteni i Kosovës ndaj Malit të Zi. Kjo pasi dardanëve u mungojnë Valon Berisha Herolind Shala, për shkak të dëmtimeve të pësuara.
Megjithatë në mbledhjen e fundit që është bërë gjata paradites së sotme, tekniku zviceran ka ndryshuar mendim sa i përket shiritit. Ai ka vendosur që lideri ndaj Malit të Zi, të jetë mbrojtësi Amir Rrahmani. Ndërsa sa i përket Muriqit, do të jetë kapiteni i dytë në këtë përballje. /Shqiperia.ch/