Kosova do të luajë përballë Malit të Zi në mbrëmjen e sotme, atje ku djemtë e Shaland do të kërkojnë që të dalin me pikë të plota. Sa i përket formacionit, thuajse gjithçka është zbardhur. “Telegrafi” jep një ide më të plotë sesi do të paraqiten dardanët në fushën e lojës.
I vetmi ndryshim nga parashikimet, është lënia jashtë e kapitenit të parë të Kosovës, Rashkaj. Faktikisht një gjë e tillë pritej, pasi u paralajmërua që më herët se ky lojtar mund ta niste nga stoli. Vendin e tij do ta marrë Voca, ndërsa gjithë pjesa tjetër e skuadrës nuk do të ketë asnjë ndryshim. /Shqiperia.ch/