
Ditën e sotme do të luajë Kosova përballë Malit të Zi, në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Europianit. Dilema e madhe në krahun e dardanasve, ishte mbi lojtarin që do të mbante shiritin e kapitenit.
Megjithatë kjo çështje është zgjidhur, pasi do të jetë Vedat Muriqi si lider për ndeshjen e nesërme. Ky është vendimi i fundit që ka marrë Shaland pas stërvitjes së fundit, nisur nga mungesa e Berishës dhe Kryeziut. Fillimisht u mendua se shiriti do t’i kalonte Milot Rashicës, por ky nuk ka qënë këndvështrimi i teknikut zviceran. /Shqiperia.ch/